MENU
klinika

Statistika e veçantë

Nuk ndodhte prej 51 vitesh në startin e Serie A

16.08.2022 - 11:27

Java e parë e Serie A dhuroi spektakël, ku fituan të gjithë skuadrat e mëdha dhe me pretendime. Por nuk është kjo statistika e rrallë e javës së parë të kampionati italian.

Statistika e veçantë është se u mbyll pa asnjë barazim, një sinjal pozitiv, pasi diçka e tillë nuk ndodhte prej 51 vitesh. Vetëm tri herë në histori ka ndodhur diçka e tillë, në sezonet 1933/34, 1934/35 ndërsa për herë të fundit ndodhte në sezonin 1971/72.

Ky përfundim është meritë e ekipeve të mëdha, pasi tetë ekipet e para që u renditen një vit më parë fituan të gjitha në debutimin e tyre në këtë sezon të Serie A, Spezia dhe Torino e dërguan në 10 numrin e ekipeve që fituan në javën e parë.

Napoli është ekipi që shënoi më shumë, plot 5 gola përballë Verona në transfertë. Vlahovic dhe Rebic realizuan nga një “dopietë” që në start, duke marrë menjëherë kreun e listës së golashënuesve më të mirë.