MENU
klinika

Guardia di Financa

Opercioni “Syri”: 1 ton kanabis në Jon!

09.08.2022 - 08:58

Një sasi rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuana, saktësisht 992 kg, u sekuestrua gjatë një megaoperacioni ndërkombëtar të koduar “Syri” ku u angazhua Policia shqiptare dhe Guardia di Financa italiane.

Në pranga kanë rënë 3 vlonjatë dhe dy shtetas ukrainas, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër shtetas vlonjat, për të cilin policia ka bërë publik vetëm emrin dhe moshën. Sipas të dhënave, droga nga brigjet shqiptare u transportua me 3 skafe në thellësi të detit Jon ku dhe më pas u ngarkua në një anije velierë në të cilin udhëtonin dy ukrainasit.

Shkëmbimi i lëndës mësohet se është bërë pasditen e 7 gushtit, po ashtu edhe ndërhyrja, ndërsa Policia e Vlorës doli ditën e djeshme në konferencë shtypi ku dhanë detajet se droga është nisur nga brigjet e Vlorës dhe se u pikas në momentin e shkëmbimit, moment që ka bërë që në det të futen 250 forca policore për të kapur 3 të rinjtë nga Vlora, njëri 31 vjeç dhe dy të tjerët 20- vjeçarë.

OPERACIONI

Sipas të dhënave zyrtare, Policia e Vlorës identifikoi si persona që dyshohen se kanë kryer transportimin e drogës drejt anijes veliere, e cila e priste në thellësi të detit Jon, Arbër Saraseli, me origjinë nga Berati, banor i lagjes “24 Maji” në Vlorë, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, që të dy banorë të së njëjtës lagje me beratasin, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj, të katërt këta banues në Vlorë. Më pas anija është nisur drejt Italisë.

“Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë”, informoi dje kryepolici i Vlorës, Gentian Berberi, i cili së bashku me prokurorin e Prokurorisë Vlorë Anton Pali dhe homologët italianë dolën në një deklaratë për medien për të informuar mbi megaoperacioni policor ndërkombëtar të koduar “SYRI”.

Ndërkohë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza ndaloi anijen me drogë në të cilin ishte dy shtetasit me shtetësi ukrainase Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

“Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDFsë, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako”, sqaroi drejtori i Policisë së Vlorës, ndërkohë që ende nuk dihet se në çfarë zone të Vlorës ishte marrë lënda narkotike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u ndoqën 3 skafistët vlonjatë nga Guardia di Finanza?

VOA: Rikthehet trafikimi i drogës nga Shqipëria përmes detit!