MENU
klinika

"Do ta shohim shumë shpejt…"

“Ora e drejtësisë nuk është e largët”/ Meta akuza qeverisë dhe paralajmëron

10.08.2022 - 20:01

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për “shpikjen” e vjedhjes në vendin tonë. Në një takim me strukturat e partisë në Tiranë, Meta tha se qeveria e Rilindjes bëri gjithçka për minimin e interesit kombëtar.

Meta ka paralajmëruar se “ora e drejtësisë nuk është e largët, do ta shohim shumë shpejt”.

“Ju të jeni të qetë, siç u shemb parku Rinia, kjoskat dhe ndërtimet e paligjshme, kështu do të shembet ky sekt antikombëtar, antishqiptar, antishoqëror që nuk njeh familje, komunitet dhe shoqëri, nuk njeh kushtetutë dhe ligj. Kjo gjë do ndodhi shumë shpejt. Secili ka një rol për të luajtur, nga një detyrë për të bërë. Nuk i kërkoj të mos bëjë asgjë më shumë se unë. Përpiqem të udhëheq me shembullin dhe përkushtimin tim. Keni një mundësi dhe potencial të jashtëzakonshëm.

Qytetarët do marrin përgjigje për të gjitha taksat që janë rritur, për të gjithë oksigjenin që u është marrë, për shkatërrimin e identitetit të këtij kryeqyteti. Dhe në këtë drejtim, unë besoj se kemi jo vetëm intelektualët e këtij kryeqyteti, dua të nderoj artistët heronj, luftë sakrifica për të mbrojtur teatrin kombëtar. Të gjithë e dimë si u shkatërrua në mes të natës, në një pabesi si ato pusitë. Shyqyr që nuk u vra njeri në atë situatër, të gjitha këto do i paguajë Rilindja e këtyre. Ne jemi me Rilindjen e Petro Ninit, jo me këta mashtruesat që zhvilluan vjedhjet. Kishin marrë përsipër të minonin interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndonjë mund të ketë pasur ndonjë kritikë për mua si President. Nuk kam bërë asgjë, do të kisha bërë shumë herë më tepër për ato provokime dhe angazhimeve kriminale të këtij sekti, kundër Shqipërisë. E vetmja gjë që më ka përmbajtur ka qenë vetëm fakti që isha President i Shqipërisë. Një vend ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen tek Lana, një vend që nuk ka një këshilltar në pushtetin lokal. Më gjeni një vend në Afrikën më të humbur që nuk ka një këshilltar opozitar. Nuk kishin çfarë t’i bënin Shqipërisë më shumë. Do ta shohim shumë shpejt, ora e drejtësisë nuk është e largët, është shumë e afërt” – tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Brenda natës shpik investitorë strategjik”

Meta akuza Ramës: I fal pronat sikur i ka të nënës dhe babait!