MENU
klinika

Jlo reagon mjaft e indinjuar

Pamjet nga dasma me Ben Affleck u publikuan pa leje

29.08.2022 - 11:56

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes, edhe pas ceremonisë spektakolare.

Mirëpo, së fundmi Jlo ka bërë një reagim lidhur me pamjet që kanë dalë nga dasma e tyre teksa ajo ka qenë duke kënduar.

Dyshja thonë se videot u bënë publike pa pëlqimin e tyre dhe thanë se pamjet ishin “vjedhur”

“Kjo është marrë pa leje. Kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat. Nuk e di nga e merrni të gjithë sepse ne u kërkuam të gjithëve të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë. Kjo është zgjedhja jonë për të ndarë”- ka komentuar Jlo.

“Çdo gjë që unë publikoj private është OnTheJLo dhe është për ta ndarë me fansat e mi. Të cilën do ta bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para”.

Më herët, paparacët fotografuan Ben jo në gjendje edhe aq të mirë.

Aktori është shfaqur në makinë në një gjendje mjaft të rraskapitur.

Ai u pa në sediljen e pasme të një fuoristrade me sytë gjysmë të mbyllur.

Por gjendja e tij mjaft e lodhur zgjati shumë pak, pasi aktori u pa më i gjallëruar kur takoi mikun e tij të ngushtë Matt Damon.

Jennifer dhe Ben zhvilluan një ceremoni madhështore në pronën e aktorit.

Në dasmë ishin të ftuar familjarët e dyshes si dhe miqtë më të mirë të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN