MENU
klinika

"Edi Rama t’i përgjigjet sa më parë Petrit Vasilit"

Pas Berishës, edhe Meta në sulm për Portin e Durrësit

15.08.2022 - 13:09

Pak minuta pas Sali Berishës, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që t’i përgjigjet disa pyetjeve sa i takon çështjes për projektin e portit të ri të Durrësit.

Në një konferencë për mediat, Meta pohoi se nëse është marrë statusi i investitorit strategjik, cila është kompania dhe sa do të jetë shuma nga buxheti i shtetit, apo do të merret borxh?

“Petrit Vasili i ka bërë për dijeni, thirrje kryeministrit Edi Rama që të japin përgjigje brenda afateve për të gjitha këto pyetje. A është dhënë statusi i investitorit strategji? Nëse po, cilës kompani? A parashikohet si në rastin e inceneratorëve, që prona publike të lihet kolateral nga kompanitë e huaja? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të portit? Ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh prej 2 mln eurosh meqë nuk na mjaftojnë aq borxhe sa kemi. Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt dhe a e cenon marrëveshjen e stabilizim asociimit. Të gjitha këto pyetje dhe shumë pyetje duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur.”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN