MENU
klinika

Fut në “siklet” Rejan

Pas Kupës, vjen goli edhe në kampionat për Ndoj

14.08.2022 - 23:06

Emanuele Ndoj e ka nisur sezonin si mos më mirë me fanellën e Brescias, duke tentuar që të bëhet përsëri një protagonist i rëndësishëm në futbollin italian.

Mesfushori i cili në fillimin e merkatos u kërkua me ngulm nga Tirana, po shkëlqen me lojën e tij por edhe me gola të jashtëzakonshëm që e kanë bërë protagonist në këto javë në Serinë B.

Pas golit të shënuar kundër Pisa-s, sot ka ardhur edhe ai ndaj Sudtirol, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të Brescias në këtë duel. Mesfushori ka realizuar me specialitetin e tij, goditjen e dënimit, duke çuar topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë portierit kundërshtar që të reagonte.

Futbollisti 25 vjeçar ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare në të kaluarën, por nuk grumbullohet nga trajneri Reja që nga ndeshja ndaj Francës në nëntorin e viti 2019 edhe për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike që ka pasur në këto vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN