MENU
klinika

Bundesliga, Java 2

Përmbys Dortmund, 6 pikë të plota në start

12.08.2022 - 22:30

Borussia Dortmund vuajti jo pak në javën e dytë të Bundesligës, por në fund arriti të përmbysë 1-3 në fushën e Freiburg dhe marrë kështu kryesimin provizor me 6 pikë pas dy javëve të para.

Për hir të së vërtetës, Freiburg luajti shumë mirë pjesën e parë dhe u shpërblye në minutën e 35-të. Dortmund mund të kishte pësuar edhe një gol të dytë, por fati si duket ishte me miqtë.

Në pjesën e dytë ndodh e kundërta. Gjithsesi, golat për verdhezinjtë do të vinin pas minutës së 77’, duke shënuar 3 të tillë në harkun kohor të 11 minutave. Deri më tani nuk është ndjerë mungesa e Haaland apo Haller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN