MENU
klinika

Ngjarja që dyshohet se solli hakmarrjen

Pistat ku po hetohet pas atentatit me dy viktima në Vlorë

18.08.2022 - 13:28

Atentati i të enjtes në Vlorë ku mbetën të ekzekutuar me breshëri kallashnikovi Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo dyshohet të jetë kryer për hakmarrje.

Kjo mesohet sipas burimeve se është një nga pistat ku ka përqëndruar hetimet policia, por nuk përjashtohet as përplasjet për pazaret e drogës.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo nuk janë emra të panjohur për Policinë e Vlorës.

Geno (Shpati) Lena u akuzua nga policia si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, krim i cili u regjistrua më datë 4 gusht të vitit 2019, në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë. Viktima ndërroi jetë një ditë më vonë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Për ketë ngjarje është arrestuar tashmë shtetasi Eduart Xhezo.

Shpati Lena ishte arrestuar më 23 mars 2022 në një operacion të koduar “Waves”, që u zhvillua në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në këtë operacion në pranga përfunduan shtetasit Kristo Drolli, Ariel Kingji dhe Shpati Lena, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur armë pa leje të cilat i mbanin në brez.

37-vjecari Lena do të lihej në masën ‘detyrim paraqitje’ dy ditë më vonë nga gjykata e Vlorës.

“Më datë 22.03.2022, në kuadër të operacionit “Waves”, ku janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë, është arrestuar dhe shtetasi G(Shpati). Lena., 37 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, ky shtetas ka precedent penale në fushën e krimit kundër personit dhe “Prodhim dhe shitja e narkotike”. Shtetasi tjetër Hakim Xhezo, ka precedentë penalë në fushën e “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikesh”:, thuhet ne njoftimin e policisë se marsit 2022.

KONFLIKTI PER KALIN

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.
Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte.

Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Ata janë identifikuar si Ariel Kingji, Çelik Lena, dhe G. Lena.

Sipas hetuesve, në momentin e të shtënave, Xhezo ka shkuar në lokal bashkë me një prej tre bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar në distancë.

Pas sulmit me armë, katër të dyshuarit u larguan me një automjet në drejtim të Pyllit të Sodës duke i shpëtuar arrestimit nga forcat e Policisë pas ngjarjes.

PISTA PER PAZARE DROGE

Ndërkohë që pas atentatit të 18 gushtit 2022, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia po heton dhe për pazaret e drogës.

Kjo pasi Hakim dhe Eduard Xhezo, tashmë i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt, janë vëllezër. Ata kanë qenë të skeduar dhe nga Operacionit Forca e Lligjit.

OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduard Xhezo dhe Hakim Xhezo:

Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë.

Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një emër i njohur për policinë

Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin