MENU
klinika

Champions League

“Play-off”, Benfica një hap larg fazës së grupeve

17.08.2022 - 23:19

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vajtjes së raundit “Play-Off” të Ligës së Kampionëve. Përballja e orës 18:45 mes Qarabag dhe Victoria Plzen, u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë 2 duelet e mbrëmjes prodhuan plot 7 gola.

Benfica mposhti me rezultatin 0-2 Dinamon e Kievit, në sfidën e zhvilluar në Poloni, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve te Champions-it.

Gilberto në minutën e 9-të dhe Ramos në minutën e 37-të, ishin autorët e golave për portugezët, ndërkohë në sfidën tjetër, Maccabi Haifa, triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj serbëve të Crvena Zvezda-s.

Pierrot realizoi dopietë për izraelitët, teksa golin e tretë e shënoi Cheri. Ndërkohë te Crvena e Zvezda shënuan Pesic dhe Kanga. Gjithçka mbetet e hapur për sa i përket kualifikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN