MENU
klinika

Planet e dyshes

Do të zhvendoset me PM në Prishtinë? Ja si përgjigjet Sarah!

25.08.2022 - 09:09

ig Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Me anë të një bisede ‘online’ me ndjekësit, Sarah teksa është pyetur nëse po planifikon të hedhë hapin e madh për t’u zhvendosur me PM në Prishtinë, bulogerja na tregoi se nuk mendon se do të  shkojë për momentin, por gjithsesi bukuroshja nuk dha një përgjigje të prerë.

Për momentin jo nuk besoj

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN