MENU
klinika

Biznesi kërkon shtyrjen e afatit

Problemet e fiskalizimit: nga dublimi deri te mosshfaqja e faturave!

01.08.2022 - 11:09

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) kërkon sërish shtyrjen e afatit të periudhës pa gjoba për fisklaizimin.

Në letrën drejtuar ministres së Financave Delina Ibrahimaj dhe drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi kontabilistët thonë se ende vijojnë të hasen me problematika të pazgjidhura për procesin e fiskalizimit.

Ndër problemet më të shpeshta që hasen sipas tyre është mosfiskalizimi i deklaratës tatimore, problemet me faturat e blerjeve, të bëra në monedhë të huaj direkt nga SelfCare. Nga persona fizikë të vetëpunësuar vijon të mos shfaqen transaksionet e blerjeve si edhe në pasqyrat mujore, dublimi i faturave te shitjes në sistem, mosshfaqja e faturave të blerjes në SelfCare në disa raste, transaksionet e shitjeve në platformë me më shumë se 500 faqe nuk transferohen në Excel, etj. Gjithashtu një problem tjetër është edhe mos fiskalizimi i faturave të karburanteve gjatë ditëve kur nuk funksiononte sistemi SelfCare.

Për të gjitha këto shqetësimi të përsëritura anëtarët e IKM-së theksojnë se nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sipas tyre të gjitha këto mangësi do të sjellin pasaktësi në deklarimin e muajit korrik i cili do të bëhet direkt nga platforma SelfCare si dhe do të penalizojë bizneset për mos deklarim të saktë të tatimeve.

Në këto kushte kontabilistët kërkojmë nga DPT një përgjigje ne lidhje me këto probleme si dhe afatin e zgjidhjes se tyre. “Gjithashtu, në pamundësi të zgjidhjes brenda datës 31 Korrik 2022 të shikohet mundësia e shtyrjes së afatit të fiskalizimit dhe të zbatimit të penaliteteve deri në zgjidhjen e këtyre problemeve pasi nuk mund te penalizohen tatimpaguesit për probleme që nuk varen prej tyre por nga vetë sistemi i fiskalizmit”, theksohet në letrën e IKM.

Më 30 qershor 2022 përfundoi afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla. Periudha pa penalitete ishte e parashikuar të përfundonte më 31 dhjetor 2021, por për shkak të numrit të ulët të bizneseve të fiskalizuara u shty edhe me 6 muaj. Faza e parë e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë nga 1 shtatori i vitit të kaluar 92,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë.

Kërkesë për shtyrjen e afatit të fiskalizimit dhe deklarimit nga platforma SefCare

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Me anë të kësaj shkrese kërkojmë t’ju vëmë në dijeni për disa problematika që Kontabilistët e Miratuar anëtarë të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) kanë hasur në punën tyre gjatë implementimit të fiskalizimit. Për disa nga problemet e mëposhtme IKM ka dërguar edhe më parë kërkesa për rregullimin e tyre, por ato vazhdojnë të shfaqen akoma duke mos gjetur zgjidhje.

Në takimin e zhvilluar në datë 23.06.2002 me zv/Ministren Znj. Vasilika Vjero si dhe përfaqësues të DPT u diskutuan problemet e ngritura në mënyre të përsëritur nga profesionistët Kontabilistë të Miratuar dhe bizneset në lidhje me zbatimin e ligjit për faturën elektronike. Në takim u premtua se do të njoftoheshim dhe do te bëheshin publike rast pas rasti zgjidhjet e problemeve të ngritura nga IKM.

Nga takimi deri më sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në lidhje me zgjidhjen këtyre problemeve, ku më të rëndësishmet janë; deklaratat doganore dhe përpilimi i faturës të fiskalizuar për doganimet, Faturat e blerjeve, të bëra në monedhë të huaj direkt nga SelfCare nga Persona Fizike të vetëpunësuar, nuk shfaqen në Transaksionet e Blerjeve si edhe në Pasqyrat mujore, dublimi i faturave te shitjes në sistem, mosshfaqja e faturave të blerjes në SelfCare në disa raste, transaksionet e shitjeve në platformë me më shumë se 500 faqe nuk transferohen në Excel, etj. Gjithashtu një problem tjetër është edhe mos fiskalizimi i faturave të karburanteve gjatë ditëve kur nuk funksiononte sistemi SelfCare. Si do të veprohet me ato?

Të gjitha këto mangësi do të sjellin pasaktësi në deklarimin e muajit Korrik i cili do të bëhet direkt nga platforma SelfCare si dhe do të penalizojë bizneset për mos deklarim të saktë të tatimeve.

Në këto kushte kërkojmë nga DPT një përgjigje ne lidhje me këto probleme si dhe afatin e zgjidhjes se tyre. Gjithashtu, në pamundësi të zgjidhjes brenda datës 31 Korrik 2022 të shikohet mundësia e shtyrjes së afatit të fiskalizimit dhe të zbatimit të penaliteteve (Gjoba) deri në zgjidhjen e këtyre problemeve pasi nuk mund te penalizohen tatimpaguesit për probleme që nuk varen prej tyre por nga vetë sistemi i fiskalizmit.

Ne i qëndrojmë kërkesës sonë që duhet të dilet me një dokument zyrtar, udhëzim, sqarim apo formë tjetër e njohur nga ligji, në lidhje me vijimin e këtij procesi dhe me mos penalizimin e tatimpaguesve, me qëllim që tatimpaguesit të kenë mundësi të jenë të informuar dhe të qartë për ecurinë e këtij procesi.

Mbetemi në pritje të një përgjigje të shpejtë si dhe të njoftimi zyrtar nga ana juaj në lidhje me kërkesat e IKM./MONITOR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MFE rithekson rëndësinë e nismës për bizneset

“Fiskalizimi do ndihmojë formalizimin e ekonomisë”

Denaj nga Kuvendi: Janë 7 sisteme të cialt...

“Fiskalizimi, baza e miradministrimit fiskal”


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!