MENU
klinika

Tension i lartë

Provokon sërish ministri turk i Mbrojtjes: Greqia u zgjerua shtatë herë në kurriz të Turqisë

01.08.2022 - 19:31

Mes luftës në Ukrainë, tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë në distancë, nuk kanë të ndalur.

‘Provokuese’ janë vlerësuar deklaratat e autoriteteve turke lidhur me territoret në Greqi.

“Akar” sfidon sërish”, kështu e nis artikullin media greke protothema.gr referuar deklaratës së fundit të ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, në një intervistë të dhënë për Anadoly Agency që duket se ka dominuar lajmet e ditës së sotme në këto vende.

“Akar akuzoi vendin tonë për “ekspansionizëm” ndaj Turqisë, duke iu referuar formësimit të kufirit grek në vitin 1821, deri në vitin 1948”, shkruan më tej media greke, duke shtuar: “Ju me rreth 3000 ishuj në Egje na dilni në hundë dhe më pas e shihni Turqinë si ekspansioniste.

Është diçka vërtet e kuptueshme. Kjo është diçka që kërkojmë nga të tre palët ta shohin dhe ta kuptojnë”, tha ministri turk i Mbrojtjes duke paraqitur një hartë të Greqisë me zgjerimin e kufijve sipas periudhave.