MENU
klinika

Masakra në Mal të Zi ngjall frikë për hakmarrje

Pse familjarët nguruan të flisnin për problemet mendore të autorit

14.08.2022 - 08:25

Një masakër me 11 viktima e ndodhur dy ditë më parë ka tronditur Malin e Zi. Vuk Boriloviç, 34-vjeç për arsye ende të paqarta vrau fillimisht një nënë me dy fëmijë që jetonin në një banesë të tij me qira dhe telefonoi kryefamiljarin duke i thënë atij se i kishte vrarë familjarët e tij.

Më pas ai vrau dhe shtatë persona ndërsa la të plagosur disa të tjerë. Të gjitha viktimat e këtij sulmi kishin lidhje familjare dhe farefisnore dhe tashmë ekziston frika e një hakmarrje të mundshme ndaj familjarëve të 34-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve, banorë të zonës, autori dukej një person familjar dhe paqësor. Mirëpo askush nuk kishte thënë asnjëherë fjalë të mira për të.

“Ky është një krim i tmerrshëm që i gjithë komuniteti dështoi ta parandalojë. Njerëzit rreth tij duhet të vinin re se ai kishte çrregullime mendore. Kushdo që merret me psikologji e di shumë mirë se askush nuk zgjohet një ditë në mëngjes dhe vendos të vrarë 10 persona”, tha Vlado Dobrosavljević, një analist dhe konsulent politik në Malin e Zi.

Ai thotë se familjarët e autorit injoruan shenjat e tij për të mos u kthyer në turp në komunitet. Ai shton se Çetinja ka shumë pak banorë dhe të gjithë e njohin njëri tjetrin. Kështu sipas tij ata i shmangen përcaktimeve të çrregullimeve mendore që të mund të shfaqen te dikush, aq më tepër te të afërmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fillimisht vrau fëmijët më pas nënën

Si ndodhi masakra me 10 viktima që tronditi Malin e Zi?


Abazoviç: Florida e Ballkanit

Çfarë do ndodhë me urën Ulqin-Velipojë

Nuk pranon propozimin për formimin e qeverisë së re

Gjukanoviç shpërndan parlamentin e Malit të Zi

Lekiç duhet të marrë 41 firma të nevojshme

Mali i Zi pritet të mandatojë kryeministrin e ri!

Ministrja e Arsimit takon homologun Miomir Vojinoviç

Abetare e Përbashkët për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi?