Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan me tre ceremoni të ndryshme, njëra më e veçantë se tjetra.
Ata u siguruan t’i thonë shumë herë “PO” njëri-tjetrit dhe deshën t’i tregojnë botës sa të lumtur janë së bashku. Vazhdimisht në rrjete sociale, Kourtney dhe Travis rrëfejnë sa të dashuruar janë, ç’janë të gatshëm të bëjnë për njëri-tjetrin dhe si planifikojnë ta kalojnë të gjithë jetën bashkë.
Duket si një përrallë ideale, apo jo? Ata u martuan dhe jetuan të lumtur përgjithmonë…
Por, për një pjesë të fansave nuk është kështu! Ka shumë prej tyre që besojnë se Kourtney është në rrezik nga kjo martesë, pasi Travis Barker nuk është i duhuri për të.
Ata pretendojnë se Travis do ta tradhtojë edhe yllin e “KUWTK”, ashtu siç ka bërë me ish-bashkëshorten e tij, duke shkatërruar familjen që kishin krijuar.
Për më tepër, fansave nuk i pëlqen fakti që para se të lidhej me Kourtney-n, Travis kishte fiksim motrën e saj, Kim-in. Ai jo vetëm që e kishte shprehur publikisht pëlqimin e tij, por ish-gruaja e kishte akuzuar se mes tij dhe Kim kishte diçka.
Por, kjo nuk duhet aspak problem për Kourtney-n.
Jo vetëm kaq! Travis sipas fansave ka tendenca të jetë i dhunshëm me partneren dhe në rrjet qarkullojnë gjithashtu disa video ku ai kërcënonte ish-gruan e tij.
“Nëse do të mundesha, do të të qëlloja mu në kokë”- është fjalia e Travis që përsëritet shpesh në rrjet.
Por hajde e thuaja Kourtney-t! Dashuria është vërtetë e verbër, mirëpo ne po shpresojmë që dashuria ta ketë bërë Travis një njeri më të mirë!