MENU
klinika

Zbuloni arsyen!

Pse nuk duhen hequr, thinjat e sapodala?

31.08.2022 - 11:07

Për shumicën e njerëzve, flokët gri janë të pashmangshme. Por ndërsa ky ndryshim në pamjen tuaj është krejtësisht i natyrshëm, vetëm pamja e një floku të thinjur mund të shkaktojë një instinkt për t’i shkulur menjëherë.

Ekziston një besim i përhapur se nëse këpusni thinjat, shumë fije floku gri të tjera do të pasojnë. Ky është në fakt një mit. “Qimet përreth nuk do të zbardhen derisa qelizat e pigmentit të folikulave të tyre të vdesin,” thotë Trey Gillen, stilist dhe drejtor kreativ i edukimit në “SACHAJUAN”.

Pra, pse nuk duhet të shkulni thinjat?

Epo, largimi i përkohshëm i një fije gri, ka pothuajse zero përfitime dhe ju mund të shkaktoni disa dëme.

Vetëm një fije floku rritet për folikul. Kur rrënja juaj bëhet gri ose e bardhë, qelizat e pigmentit në atë folikul tashmë kanë vdekur. “Me fjalë të tjera, shkulja e një floku të thinjur do t’ju sjellë vetëm një fije floku të re gri në vendin e saj”, thotë Gillen, kështu që çdo shkulje është pak a shumë e pakuptimtë. Ju thjesht po vononi të pashmangshmen.

Në planin afatgjatë, ju në fakt po bëni më shumë dëm sesa mirë. “Shkulja mund të traumatizojë gjëndrën e flokëve dhe ju mund ta dëmtoni atë deri në atë pikë sa të mos rritet më qime”, thotë Gillen. Harrojeni të keni flokë gri nuk do të keni më flokë.

Gjëja më e mirë për të bërë nëse vëreni flokë gri?

Injorojeni ose lyejeni flokët në ngjyrën e tyre origjinale. Nëse ka një fije gri që ju duhet absolutisht të hiqni qafe, priteni me shumë kujdes në vend që ta këpusni.