MENU
klinika

"Shifrat e turistëve, jashtë parashikimit"

Rama ndan fotot nga fluksi në Portin e Durrësit

10.08.2022 - 10:20

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë disa foto nga fluksi në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka postuar foto nga radha e gjatë e automjeteve në port që presin për të verifikuar dokumentacionet.

Rama shkruan se ky sezon turistik ka pasur një hyrje të lartë vizitorëve të huaj, që kanë dalë jashtë parashikimeve.

“Mirëmëngjesi dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Fluksi në portin e Durrësit është raportuar edhe më herët nga Shqiptarja.com. Fundjava e kaluar shënoi fluksin më të lartë në Portin e Durrësit, ku kishin mbërritur 4 tragete, 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Gjithsej, 5480 pasagjerë dhe 1065 makina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gushti sjell emigrantët në shtëpi

Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit

Frikë mos mbarojnë produktet ushqimore?

Dy tragete me 140 kamionë u ankoruan vetëm sot në Durrës


Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët