MENU
klinika

Perandoria turke

Rijetësohet Hamami i Durrësit

12.08.2022 - 14:19

        I ndërtuar në shekullin XVII-XVIII, hamami i vjetër i Durrësit, monument kulture i kategorisë së parë, pësoi dëmtime nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Pas restaurimit, do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit përmes procesit të rijetësimit, nga programi “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS.

Programi “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me ministrinë e Kulturës. Me një buxhet 40 milionë euro, “EU4Culture” shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, me ndërhyrje të planifikuara në një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore në vend.

Puna në objektin monument kulture

Hamami (banjo) është godinë publike, me arkitekturë tipike të periudhës turke. Ajo është ndërtuar në shek. XVIII, në këndin juglindor të qytetit mesjetar. Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8 m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Ambientet ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve prej qeramike. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit.

Ka qenë shumë e dëmtuar, ndaj u rikonstruktua në vitin 1980.

Më herët programi “EU4Culture” bënte të ditur se ndërhyrjet përfshinin restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital. “EU4Culture” program i BE ndau më parë edhe disa pamje sesi do të duket ky objekt, pas punimeve të planifikuara.

Hamami në Durrës është një nga pak shembujt e mbijetuar të arkitekturës publike të shekullit të 18-të.

Në faqen e programit “EU4Culture” thuhet se rehabilitimi i tij ofron mundësinë për vizitorët që të përfshihen më plotësisht në historinë e stileve historike të jetesës në Durrës, si pjesë e qasjes së “trashëgimisë së lidhur”. Ndërhyrjet e propozuara për rehabilitimin e sitit, në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshinin ruajtjen e sipërfaqeve dhe restaurimi i qëllimit origjinal të hapësirës, restaurimi i elementeve që mungojnë të funksioneve të përdorimit të banjës, stabilizimi i pjesshëm strukturor dhe kullimi, parmakët rreth elementëve autentikë të cilët do të ishin fokusi i një ekspozimi, menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë si dhe programi dhe planet e mirëmbajtjes. Në infrastrukturë instalimet elektrike për ndriçim, sistemi i mbikëqyrjes dhe sigurisë, biletaria dhe informacionet lidhur me Torrën Veneciane, etj.

Objekti i rijetësimit: Interpretimi klasik me anë të paneleve, paneleve të fërkimit në strukturat prej tunxhi dhe mjeteve të ngjashme; interpretimi interaktiv i historisë së hamamit duke e lidhur atë me banja të ngjashme dhe banja aty pranë; interpretimi digjital i historisë së banjave në Shqipëri (për periudha të ndryshme kohore), etj.