MENU
klinika

Edhe një herë tjetër...

Rita Ora i tregon botës sa krenare është për vendlindjen e saj

02.08.2022 - 11:00

Gëzimi më i madh për shqiptarët është kur talenti dhe puna jonë vlerësohet në mbarë botën. Toka shqiptare është një vend me njerëz të bukur dhe shumë të talentuar, ndaj edhe bota njeh plot emra shqiptarë që ia kanë dalë.

Përmendim këtu një prej tyre, këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Orën.

Bukuroshja na ka bërë gjithmonë krenarë me arritjet e saj dhe na i ka çuar zemrat peshë sa herë ka përmendur origjinën e saj. Kudo të jetë, sa herë i jepet mundësia, Rita s’lë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën, nuk lë pa folur për rrënjët e saj, njerëzit mikpritës dhe ushqimet kaq të shijshme tradicionale.

Megjithëse është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, prindërit e saj kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën dhe i kanë ushqyer Ritës dashurinë për atdheun.

Sa krenare është për vendlindjen e saj, Rita na e tregoi dhe njëherë në postimet e fundit në InstaStory.

Së fundmi është publikuar harta e quajtur Tjukanovt Github, e cila shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mban emrin e Ritës. Këngëtarja ndau në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN