MENU
klinika

Ja çfarë shkruan këngëtarja!

Rita Ora na zbulon dy inspirimet e saj!

22.08.2022 - 11:28

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka publikuar së fundmi një story në Instagram, ku ka zbuluar dy inspirimet e saj më të mëdha.

Ajo ka postuar një foto të nënës së saj Vera Orës dhe presidentes Vjosa Osmani.

Mësohet se një takim u mbajt në presidencë mes Vera Orës dhe Vjosa Osmanit.

“Dy inspirimet e mia në një dhomë” , ka shkruar ajo.

Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse bëri së fundmi për një revistë australiane.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.

Tashmë ajo i është kthyer punës në studio. Madje,Rita po punon për albumin e radhës, raporton The Sun.

Një burim tha se ajo po bashkëpunon me një artiste tjetër të famshme.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe me Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është një këngëtare mjaft e njohur, e cila është edhe shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?