MENU
klinika

Reagimi i portugezit

Ronaldo: Mediat gënjejnë, e vërteta pas 2 javësh

17.08.2022 - 10:34

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur një postimi në Instagram, ku flitej për kalimin e tij të mundshëm tek Atletico Madrid. Në veçanti, Ronaldo i referohet serisë së gënjeshtrave që sipas tij ishin thënë nga mediat muajt e fundit.

Kështu mbërrin përgjigja e tij, në të cilën njofton gjithashtu se shumë shpejt do të publikojë një intervistë, në të cilën do të zbulojë të vërtetën e tij:

“Ata do ta dinë të vërtetën pas dy javësh, kur të jap një intervistë. Mediat gënjejnë. Unë kam një koleksion në shtëpi dhe nga 100 lajme vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqni këtë këshillë”.

Në pritje të fjalëve të tij, mbetet të mendojmë se cila është vera që po përjeton CR7. Portugezi do të donte të luante në Ligën e Kampionëve, por është i burgosur i një kontrate shumëmilionëshe që në moshën 37-vjeçare askush nuk dëshiron t’ia dhurojë më.