MENU
klinika

"Njerka më trajton keq"

Rudina dhe vajza e Mark Frrokut “i bëjnë lëmsh” të gjithë

03.08.2022 - 09:29

Rudina Dembacaj është mësuar të jetë një prej personazheve më të komentuar, sidomos në rrjetet sociale, edhe kur deklaratat apo postimet e saj janë thjeshtë shaka apo batuta. Se fundja, është edhe “pak” aktore humori, edhe pse njerëzit duket se e harrojnë këtë gjë.

Kështu ka ndodhur edhe me një prej postimeve të fundit në Instagram, ku moderatorja e “Part Time”, është pyetur se përse nuk poston foto me vajzën e vogël të bashkëshortit të saj, Mark Frrokut.

Rudina ka lënë vetë Ertën të përgjigjet, por përgjigja e saj ka konfuzuar jo pak ndjekësit. Vajza ma shkruar thjeshtë: “Sepse njerka më trajton keq”

Njerka më trajton keq- Rudina Dembacaj dhe vajza e Mark Frrokut “i

Njerka më trajton keq- Rudina Dembacaj dhe vajza e Mark Frrokut “i

Por pa panik njerëz, është qartësisht një shaka, kjo edhe nga fakti që përgjigja është ripostuar nga Rudina, duke qeshur. Po ashtu edhe nga që aktorja e “Klanifornia” ka pranuar më shumë se një herë se marrëdhënia e saj dhe e së bijës, Vikit, me fëmijët e Markut, është shumë e mirë.

Tani bëhuni gati sepse fotoja e parë mes Rudinës dhe Ertës me siguri do të vijë shumë shpejtë. Me gjasë me përshkrimin: Me njerkën!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti...

Kush është ish-deputeti që i ka vjedhur zemrën Rudinës?