MENU
klinika

Ekipet që zbresin në fushë më 18 tetor

Sezoni i ri i NBA do të nisë me një superndeshje

17.08.2022 - 13:42

Mungon ende zyrtarizimi, por sezoni 2022-2023 në NBA do të nisë më 18 tetor. Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që kanë publikuar edhe planin e drejtuesve të NBA-së për mbrëmjen hapëse.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Golden State, që do të luajë në fushën e saj ndaj rivalëve të Lakers. Një superndeshje, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë që në sfidën e parë LeBron James dhe Stephen Curry.

Në këtë ndeshje, kampionët e Warriors do të marrin edhe unazat për titullin e fituar vjet. Po më 18 tetor do të luhet edhe ndeshja mes Philadelphia e Boston, dy ekipe rivale e pretendente për titull në Konferencën e Lindjes. Pra, një start i fortë i sezonit, ky yjet e NBA-së do të zbresin menjëherë në parket.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN