MENU
klinika

Ndërron jetë në spital (Emri)

Sherr mes fermerëve në Maliq, goditet me thikë një prej tyre!

08.08.2022 - 22:13

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person është goditur me thikë nga një tjetër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Panorama.al mëson se janë përfshirë në konflikt dy fermerë në fshatin Rrëmbec në Maliq. Njëri prej tyre, në rrethana ende të paqarta ka goditur me thikë bashkëfshatarin Nesti Kusari.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të vijuar hetimet.