MENU
klinika

(FOTO)

Shtëpitë e së ardhmes mund të jenë edhe si këto

19.08.2022 - 08:35

Shtëpitë lundruese, jetesa luksoze dhe teknologjia e smart-home nuk janë domosdoshmërisht gjëra që priren të shkojnë krah për krah.

Por Ocean Builders, një kompani me bazë në Panama që është e specializuar në teknologjinë inovative detare, sapo ka zbuluar një flotë të ‘shtëpive revolucionare’ që arrijnë t’i bashkojnë të treja këto elementet.


Të përshkruara si ‘shtëpitë e para eko-restauruese’, Seapods, të cilat variojnë në çmim nga rreth 295,000 dollarë deri në 1.5 milionë dollarë, janë aktualisht në ndërtim e sipër në Linton Bay Marina në bregun verior të Panamasë.

Projektuar nga arkitekti holandez Koen Olthuis dhe ekipi i tij në Waterstudio, tre modelet që janë të disponueshme përfshijnë modelin kryesor SeaPod, i ndërtuar për jetesë në ujë, GreenPod, për jetesë në Tokë dhe EcoPod, një opsion ekologjikisht miqësor.

Banorët dhe vizitorët mund të transportohen drejt një SeaPod nëpërmjet varkave, gomoneve, jet-skive, taksive të ujit ose anijeve të tyre.

Seapod u konceptua nga Rudiger Koch, Shefi i Inxhinierisë në Ocean Builders si një zgjidhje për mungesën e hapësirës në destinacionet e njohura të plazhit.

Struktura e ngritur ofron 73 metra katror hapësirë banimi, duke përfshirë një dhomë gjumi, dhomën e ndenjes, kuzhinën dhe tualetin. Shtëpitë do të pajisen me teknologjinë më të fundit, së bashku me aplikacione të personalizuara që përshtatin dizajnin dhe funksionalitetin.