MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si duhet të ushqehem gjatë menopauzës?

06.08.2022 - 09:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si duhet të ushqehem gjatë menopauzës?

Mjeku: Regjimi ushqimor ka rëndësi të madhe gjatë menopauzës sepse ndryshimi i niveleve të hormoneve bëjnë që kalciumi të dalë nga kockat. Duhet të rrisim kalciumin. Kemi tendencë për të bërë obezitet. Duhet të menaxhojmë nivelin e kalciumit, të vitaminës D, kalciumin, nivelin e vitaminës D, pasi janë dy elementë që mbajnë kockat në ekuilibër.

Duhet të tregojmë kujdes në yndyrat e saturuara që mbajnë nivelin e yndyrave në kontroll, të kemi nivel të ulët të sheqerit në gjak. Produktet e përpunuara nuk duhet të jenë pjesë e regjimit ushqimor. Kur kemi qenë në një regjim abuzues me produkte shtazore, duhet të kalohet për një kohë në regjim vegjetarian. Regjimi duhet të ketë perime jeshile që kanë nivele të larta kalciumi.

Të përdorin bulmetrat por të jemi të sigurt që kanë nivele të ulëta yndyre. Duhet një regjim mesdhetar, hipokalorik, më me pak kalori se më parë pasi organizmi ka nevojë për 300 kalori më pak se më parë. I rëndësishëm dhe aktiviteti fizik. Në disa raste përdoret dhe ajo terapi suportive me hormone për t’i mbajtur në normë. Por këto terapi janë vendimi i gjinekologut dhe të jetë i mirë monitoruar sepse kur kemi një predispozitë për sëmundje malinje, mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjeku androlog

A ekziston menopauza tek meshkujt?