MENU
klinika

“Mos parko se bllokon hyrjen e hotelit”

Si nisi sherri për makinën që përfundoi në vrasje!

19.08.2022 - 09:53

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 41-vjeçar u vra me thikë për shkak të konflikti për një parking në Sarandë, kanë përfunduar në pranga tre persona, dy prej të cilëve të akuzuar nga Policia si autor të vrasjes.

Policia e Vlorës bëri me dije se ka arrestuar vëllezërit nga Laçi, Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç, si dhe pronarin e hotelit.

ARRESTIMI I VËLLEZËRVE

Pas ngjarjes së regjistruar në orët e pasdites së të mërkurës në lagjen nr.1 të Sarandës, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka çuar prapa hekurave autorët e dyshuar. Në pranga përfunduan vëllezërit nga Laçi, të cilit punonin gjatë sezonit të verës në një hotel të të afërmit të tyre në Sarandë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit, Xhanielo Tarja, 24 vjeç dhe Xhoi. Tarja, 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë”, sqaroi Policia. Ata akuzohen dy vepra penale, si “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. “Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Talo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në Spitalin e Sarandës”, thuhet më tej.

ARRESTOHET PRONARI I HOTELIT

Përveç vëllezërve, në prangat e policisë lokale ka përfunduar edhe pronari i hotelit, Genci Ahmeti, i cili sipas Policisë nuk ka bashkëpunuar me forcat e rendit duke tentuar të fshehë ngjarjen. Gjithashtu, ai akuzohet edhe për mos kallëzim krimi. “Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet më tej.

Si nisi sherri që përfundoi në vrasje

Një sherr banal përfundoi me një viktimë dhe vëllezërit që do të kalojnë prapa hekurave vitet e rinisë së tyre. Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë me thikë, 41-vjeçari Klodian Bakiaj, është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes. Burime nga policia e Sarandës bënë me dije se 41-vjeçari ka tentuar të parkojë automjetin e tij përballë hotelit në lagjen nr.1 të qytetit ku punonin dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç.

Kjo tentativë e 41-vjeçarit, ka hasur në kundërshtimin e vëllait më të ri, i cili i ka kërkuar që të mos e parkonte mjetin në atë zonë për shkak se bllokonte qarkullimin për në hotel. Konflikti verbal ka degjeneruar shpejt në përleshje fizike. Klodian Bakiaj e ka qëlluar me grushte 18-vjeçarit dhe ndërsa ka parë vëllanë e tij duke u dhunuar, Xhanielo Tarja, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë kuzhine duke e goditur në pjesën e gjoksit.

Goditjet i kanë shkaktuar dëmtime në pjesën e zemrës shoferit të automjetit, duke bërë që ai të ndërronte jetë pak momente më vonë në spital. Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë te hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajës së tyre. Pas krimit, ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hoteli dhe janë strehuar në një bodrum. Në komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohet edhe administratori i hotelit

Autori i vrasjes në Sarandë kapet i fshehur në parking


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë