MENU
klinika

"Alpha show"

Si përfundim, a do të performojë Stresi në koncertin e Noizy-t?

08.08.2022 - 08:25

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante.

Por a do të jetë Stresi i ftuar?

I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH, Noizy ka dhënë disa detaje lidhur me koncertin e tij.

Marrëdhënia e tij me reperin Stresi është rregulluar tashmë dhe Noizy bëri me dije se edhe Stresi mund të jetë i pranishëm në koncert.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Stresin pse nuk e ke ftuar? Se ju edhe jeni pajtuar

Noizy: Kush tha

Moderatorja: E ke ftuar?

Noizy: Nuk e di të shohim, mund të jetë një surprizë

Pas intervistës së Noizy-t, ka ardhur edhe përgjigja nga ana e Stresit. Ai ka publikuar në story lajmin dhe ka bërë një reagim. “Sa do doja të isha”, shkruante reperi.

E vërteta është mësuar sot. Stresi do të performojë në koncertin e Noizy-t dhe këtë e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e “Alpha Show” në Instagram.

Kujtojmë që tashmë dy reperët e njohur dhe mjaft të suksesshëm, Stresi dhe Noizy gëzojnë marrëdhënie të mirë dhe respekt për njëri tjetrin. Madje, shpeshherë ata shpërndajnë këngët e njëri tjetrit në rrjete sociale në formë mbështetjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Noizy-t, vjen edhe reagimi i Stresit

A do të jetë pjesë e koncertit “Alpha Show”?


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?