MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Simptomat që tregojnë se kemi alergji ndaj pluhurit

21.08.2022 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Simptomat që tregojnë se kemi alergji ndaj pluhurit

Mjeku: Alergjia nga pluhuri shkaktohet nga alergenet në ambientet e brendshme, si pluhuri i shtëpisë. Me miliona njerëz preken nga këto alergene dhe ndjejnë sikur gjithmonë kanë ftohtë, apo edhe astmë. Alergnet krijohen nga merimangat dhe rriqrat. Ato janë aq të vegjël sa nuk mund të shihen me sy të lire. Përgjithësisht ato qëndrojnë në mobilie, tapet, krevat.

Simptoma të alergjisë nga pluhuri

Simptomat janë thuajse të njëjta si ato të polenit

Skuqje, lotim dhe kruajtje të syve
Kruajtje dhe bllokim të hundëve
Teshtima
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Alergjia ndodh nga reagimi i sistemit imunitar ndaj poleneve apo në këtë rast pluhurit, duke shkaktuar inflamacion. Ndaj dhe ju shfaqen simptoma si teshtima apo hundë të bllokuara, njësoj si në rastin e ftohjes. Nëse simptomat bëhen të shpeshta apo zgjasin për një kohë shumë të gjatë, mund të çojnë në astmë.

Jeni më të rrezikuar të vuani nga kjo lloj alergjie nëse:

Keni një familjar që vuan ndërkohë nga alergjia ndaj pluhurit apo alergji të tjera
Jeni shumë të ekspozuar ndaj pluhurit apo polenet
Fëmijët dhe të rinjtë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.