MENU
klinika

Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata me zjarret në Krujë problematike!

03.08.2022 - 10:34

Vijon të mbetet problematike situata me zjarret në Krujë. Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se zjarri vijon të ngelet aktiv në fshatin Mukje të njësisë administrative Nikël në Krujë dhe se kërkohet ndërhyrje nga ajri.

“Zjarri nisi dje, por per shkak të neglizhencës së strukturave përkatëse, zjarri mori përmasa të mëdha dhe rrezikoi banesa si dhe rrjetin elektrik.

Ditën e sotme është bërë i mundur izolimi për shpëtimin e banesave, por vijon ende. Nëse sot nuk ka ndërhyrje me helikopter, zjarri mund të përparojë dhe të jetë e pamundur shuarja.

Nuk raportohet për persona të asfiksuar, megjithëse rreziku ka qenë i madh. Falë punës intensive të zjarrfikësve të Krujës dhe Kamzës u bë i mundur shpëtimi i banesave. Rreth 100 hektarë pyje e shkurre janë djegur. Kërkohet ndërhyrje me helikopter.

Thuajse të gjitha zjarret janë të qëllimshme, nga persona të papërgjegjshëm që duan të djegin shkurre në tokën e tyre, por për shkak të temperaturave të larta dhe erës, flakët dalin jashtë kontrollit. Nuk ka pasur asnjë person të proceduar apo arrestuar nga policia”, raportoi gazetari Shota.