MENU
klinika

Takimi

Stoltenberg Vuçiç-it: Nëse situata përshkallëzohet, të gatshëm të ndërhyjmë

17.08.2022 - 20:14

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg ia tha sot në sy Presidenit serb Aleksandër Vuçiç se nëse situata në veri të Kosovës përshkallëzohet ata janë të gatshëm të ndërhyjnë. Pas takimit me dyer të mbyllura, Stoltenberg dhe Vuçiç dolën në një konferencë për shtyp.

Stoltenberg tha se NATO ka për qëllim të ulë tensionet dhe për ketë arsye kanë mbajtur kontakte me Prishtinën edhe Beogradin, por iu takon dy vendeve që të shmangin një përshkallëzim të situatës. Nëse do të jetë e nevojshme, Stoltenberg tha se do të rritet prania e forcave të KFOR-it në veri të Kosovës. Ai theksoi se kjo prani ushtarake ndihmon që të ulen tensionet mes dy vendeve, por qëllimi kryesor është që KFOR të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet për të gjithë. Stoltenberg thotë se rreth 4 mijë trupa të KFOR-it janë të vendosura në Kosovë.

“Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit. Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”, tha Stoltenberg.

“Përgjegjësia jonë është që të jemi neutral, siguria është pjesa kryesore e misionit tonë, siguria për të gjithë, të lehtësojmë edhe dialogun politik mesa palëve. Qëllimi i KFOR është kjo, të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet”, vijoi ai.

Lexo edhe : Ronaldo përbuzet nga presidenti Perez, i cili hedh posht rikthimin e portugezit tek Reali
Nga ana tjetër, Vuçiç u shpreh se Kosova është ajo që nuk po respekton marrëveshjet bilaterale, e ndërsa sipas tij Serbia nuk ka shkaktuar asnjë provokim. Presidenti serb tha se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme edhe për Serbinë, ndërsa shtoi se duan të forcojnë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n.

“Serbia është një vend neutral ushtarakisht dhe do të mbetet i tillë. Historia jonë nuk është e lehtë, por ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n dhe të shmangim përshkallëzimin e konfliktit. Mendojmë se nuk kemi shkaktuar asnjë provokim, por e kuptoj se ne nga Ballkani jemi ngopur me të gjithë në Bruksel”, tha Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shaban Murati: Proces gjyqësor apo politikë dhe propagandë

Çfarë fshihet pas një padie të Serbisë ndaj NATO-s për uraniumin e varfëruar?

"NATO-ja e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë"

Deklaratat e Presidentit serb, Stoltenberg i NATO-s shuan dilemat