MENU
klinika

Analiza e BBC

Sulmi i Krimesë mund të ndryshojë dramatikisht luftën!

12.08.2022 - 13:22

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Presidenti i Ukrainës foli pasi një sërë shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet e së martës, por tha: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Nëse rezulton se Ukraina ishte përgjegjëse për këtë sulm, ky do të ishte një përshkallëzim i rëndësishëm.

Ky do të ishte sulmi i parë i madh ndaj një objektivi brenda Krimesë.

Ukrainasit janë afruar: në qershor 2022, “udhëheqësi” i Krimesë i emëruar nga Rusia tha se forcat ukrainase kishin qëlluar mbi platformat e shpimit të naftës në Detin e Zi në ujërat e Krimesë, duke rezultuar në disa viktima. Dhe në fund të korrikut, autoritetet ruse thanë se një dron kishte goditur një strukturë detare ruse në qytetin e Sevastopolit, duke plagosur gjashtë persona.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas, por Rusia ka sunduar gadishullin për tetë vjet dhe strukturat shtetërore dhe objektet ushtarake ruse janë të vendosura aty.

Për Kremlinin, Krimea ka një status thuajse të shenjtë, i parë si tokë ruse “historikisht” që Moska e “rifitoi” triumfalisht në vitin 2014.

Një sulm kaq thellë brenda territorit të Krimesë do të ishte një shqetësim i madh për Presidentin Putin.

SEVASTOPOL, CRIMEA, RUSSIA – JANUARY 25, 2019: An aerial view of the city at night. Sergei Malgavko/TASS
Ðîññèÿ. Ñåâàñòîïîëü. Âèä íà íàáåðåæíóþ Êîðíèëîâà è ïðîñïåêò Íàõèìîâà. Ñåðãåé Ìàëüãàâêî/ÒÀÑÑ

Dhe nga ana tjetër ka rrezik se nëse ukrainasit fillojnë të sulmojnë sistematikisht objektivat ruse brenda Krimesë, atëherë përgjigja ruse mund të jetë vërtet shumë serioze.

Rusia aneksoi Krimenë në mars 2014, pasi territori – i cili ka një shumicë rusishtfolëse – votoi për t’u bashkuar me Rusinë në një referendum që Ukraina dhe Perëndimi e konsiderojnë të paligjshëm.

Votimi u organizua me nxitim pasi trupat ruse të pashënuara morën kontrollin e disa vendeve strategjike rreth gadishullit.

Në fillim të atij viti, muaj të tërë protestash pro-evropiane kulmuan me rrëzimin e presidentit të Ukrainës të mbështetur nga Rusia. Më 24 shkurt të këtij viti, Moska filloi një pushtim të plotë të Ukrainës, duke përdorur Krimenë si një trampolinë për të zhvendosur trupat ruse më thellë brenda Ukrainës.

Nga Will Vernon

Burimi: BBC

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërcënime drejt Polonisë/ Deklaratë e fortë e aleatit të Putinit

“Na duhen vetëm 6 sekonda për të treguar çfarë jemi të aftë të bëjmë”


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s