MENU
klinika

Reperi i njohur italian vjen në Tiranë

“Sunny Hill Festival”/ Zbulohet artisti i parë

11.08.2022 - 11:13

“Sunny Hill Festival” e përfundoi rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj u ngjiten dhe elektrizuan skenën me performancat e tyre. Emrat më në zë të skenës ndërkombëtare si J Balvin, Mahmood, Skepta, Diplo performuan krah artistëve shqiptarë.

Pas 4 ditësh në Prishtinë, tashmë “Sunny Hill” do të vijë edhe në Shqipëri. Festivali do të rinisë sërish në Tiranë, në datë 26 të këtij muaji. Sakaq, është zbuluar artisti i parë ndërkombëtar që do të jetë pjesë.

Fedez, reperi italian e njëkohësisht partneri i blogeres shumë të dashur për shqiptarët, do të ndezë skenën e festivalit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë i madh me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”. Postimi është publikuar edhe në faqen e Fedez.

Në vitin 2021, Fedez ishte një nga artistët që konkurroi në Sanremo me “Chiamami per nome” dhe përfundoi në vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me gotë rakie në kokë nën ritmet e këngës popullore

Dua Lipa i tregon gjithë botës se është shqiptare

Daily Mail artikull për këngëtaren dhe Shqipërinë

Pushimet e Dua Lipës jehonë në media

Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?