MENU
klinika

Kina: Mbështesim Serbinë

Takimi Kurti-Vuçiç/ SHBA: Të ruhet pavarësia e Kosovës

18.08.2022 - 10:36

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një ditë më herët, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe Bashkimit Evropian (BE).
Deklarata më precize ka qenë ajo e të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar – sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës të ruhet.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar.

Lexo edhe: Sot takimi i shumëpritur Kurti-Vuçiç në Bruksel, a do zgjidhet dialogu Kosovë-Serbi?

Siç Kosova merr mbështetje nga SHBA-ja, Serbia e ka atë nga Kina.

Të mërkurën në Twitter ka reaguar ambasadorja e Pekinit në Beograd, Chen Bo. Ajo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tha se “Kina e mbështetë sovranitetin e Serbisë në Kosovë”, diçka në kundërshtim me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Presidenti Vuçiç dhe unë përsëritëm sot mbështetjen e ndërsjellë të dy vendeve tona për çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke theksuar gatishmërinë për të përmirësuar më tej projektet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh”, tha Chen Bo në Twitter pas takimit me Vuçiqin, ka raportuar Tanjug.

Pikërisht, SHBA-ja dhe Kina janë në një fazë, ku raportet nuk i kanë aspak të mira – shkak i situatës në Tajvan si dhe pasiviteti i Kinës ndaj Rusisë për sa i përket pushtimit në Ukrainë. /Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN