MENU
klinika

"Tre kredi, për pagat!"

Të tjera denoncime rreth inceneratorit të Fierit…

16.08.2022 - 12:29

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionet ne Partine e Lirise, Brisida Shehaj ka bërë publike të tjera fakte që lidhen me aferën e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, ajo tha se faktet kanë të bëjnë me tre kompani, të cilat kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë paratë e popullit shqiptar.

Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura.

Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane keto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar.

Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane per pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar

Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit perfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit.

Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët

Subashi jep lajmin e mirë për qytetarët

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier