MENU
klinika

Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit

Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon’ disa rrugë!

13.08.2022 - 11:09

Pavarësisht uljes së temperaturave, moti nuk i ka ndaluar pushuesit të kalojnë fundjavën në qytetin e Vlorës. Kjo ‘dyndje’ drejt jugut ka shkaktuar një seri automjetesh në rrugët e qytetit të Vlorës, kryesisht në Lungomare ku trafiku është mjaft i rënduar.

Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve duke shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore. Fluksin mendohej që ta lehtësonte Bypass i Vlorës, që u hap me datë 7 korrik. Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bajpasi ka synim të reduktojë mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Jemi mësuar të shohim kryesisht trafik të rënduar fundjavave pasi pushuesit kthehen nga plazhi por muaji gusht që sjell fluks të madh emigrantësh e shkakton edhe trafikun e rënduar në Vlorë.