MENU
klinika

Ndan më në fund fotot

Tre fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

24.08.2022 - 11:19

Jennifer Lopez priti dy ditë pas fundjavës së dasmës së radhës me Ben Affleck në Georgia dhe tregoi fotot nga ceremonia e tyre e dytë dhe fustanet e saj të mrekullueshëm të nusërisë të krijuar nga Ralph Lauren.

Ajo “ngacmoi” fansat në Instagram duke postuar një foto të fytyrës të mbuluar me vello, ndërsa të tjerat i publikoi në buletinin e saj, OnTheJLo.com.

“Fustanet ishin si në ëndrra… faleminderit Ralph Lauren,” shkroi ajo. Ralph Lauren publikoi detaje për çdo fustan, duke shkruar në një deklaratë për shtyp mbi pamjet e Lopez në dasmë.

Fustani 1: Fustani i dasmës me vello është një fustan me jakë të mbyllur dhe bisht voluminoz. Mbi 1,000 shami të prera me dorë dhe 500 metra pëlhurë u prenë në tufa dhe u ngjitën me dorë, duke krijuar një fund voluminoz, romantik. Fustani ka mëngë me pala të vogla dhe zbulon shpinën.

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

Fustani 2: Për fustanin me perla dhe vello, 30 artizanë punuan për 700 orë për të qëndisur me dorë fustanin me tyl mëndafshi, zbukurime të vogla me perla dhe kristale Swarovski.

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

Fustani 3: Fustani i personalizuar ka një siluetë të hijshme sirenë me një dekolte të zbukuruar me kristale Swarovski të formave dhe nuancave të ndryshme të së bardhës.

Shihni 3 fustanet mahnitëse që J.Lo veshi në dasmë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ Organizojnë festë madhështore

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez një hap drejt dasmës!

Rodriguez zbulon detajet e para të dasmës

Jennifer Lopez dhe partneri i saj drejt martesës


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën