MENU
klinika

Nga The Guardian

U nis për ta fundosur, por hetimi i FBI e shpëtoi Trumpin…

18.08.2022 - 09:30

DOnald Trump nuk bëri asgjë të keqe! Ish-presidenti i SHBA-së është aq i etur për të na bërë të ditur të gjithëve se ai është viktimë e pafajshme e një gjuetie tjetër shtrigash, saqë ai vazhdon të transmetojë detaje rreth problemeve të tij ligjore në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

“Uau!” njoftoi ai të hënën. “Në bastisjen e Mar-a-Lago, ata më vodhën tre pasaporta (njëra e skaduar), së bashku me gjithçka tjetër.”

Wow, me të vërtetë. Së pari zbulojmë se kontrolli i pronës së Trump në Florida është kryer pjesërisht në bazë të Aktit të Spiunazhit dhe mund të përfshijë armë bërthamore; tani Trump insinuon se FBI e konsideron atë një rrezik.

Në kohë e vende normale, kjo situatë duket si përfundimi i karrierës.

Sidoqoftë, në botën e sotme, disa mendojnë se kjo është pikërisht ajo që i duhet Trump.Flitet se një hetim federal është një mënyrë e përsosur për të “zgjuar” mbështetësit e e Trump dhe për ta kthyer atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Shumë nga këto biseda vijnë nga e djathta: shumë media konservatore janë të zemëruar që Trump nuk duket se është mbi ligjin.

“FBI tashmë po ndërhyn në zgjedhjet e 2024,” tha Townhall. “I dha Trumpit një litar shpëtimi”, tha një republikan për Politico.

“A e rizgjodhi FBI-ja Donald Trump?” shkruante kolumnisti i New York Times, David Brooks pas bastisjes në Mar-a-Lago.

Pra, fakti që ai po hetohet sipas Aktit të Spiunazhit do ta ndihmojë Trumpin apo do ta dëmtojë atë?

Unë nuk mbaj anë në këtë debat. Ju e dini pse? Sepse nëse kemi mësuar diçka, është se gjërat mund të ndryshojnë në një çast dhe parashikimet janë për budallenjtë.

Megjithatë, fakti që ky debat absurd po vazhdon, megjithatë, tregon shumë se sa rregulla janë thyer.

Trump mund të mos e udhëheqë më kurrë SHBA-në, por ai e ka ndryshuar atë përgjithmonë.

Arwa Mahdawi është një kolumniste e The Guardian.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Synimi ishin dosjet me të dhëna që…

Agjentët e FBI-së mësyjnë në vilën e Donald Trump

Huawei mund të prishë komunikimin e arsenalit bërthamor

“Zbulimi alarmant”/ Hetimi i FBI në SHBA