MENU
klinika

Ndodh edhe kjo!

Ukrainasit joshin turistët: Ejani! Kemi bomba, ndërtesa të shkatërruara, tanke…

13.08.2022 - 10:29

Edhe pse turistët tentojnë të shmangin vizitat në zonat e prekura nga luftërat, një platformë online dhe agjencia turistike ‘VisitUkraineToday’, e ka menduar krejt ndryshe.

Gjashtë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo platformë ka filluar turnetë ditore të ashtuquajtura “qytetet e trimave”, që i mbijetuan sulmeve ruse dhe po vazhdojnë t’ju kundërpërgjigjen – duke u ofruar turistëve turne njëditore për të përjetuar atë se si është të jetosh në një vend ku po zhvillohet lufta e përgjakshme.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare kundër udhëtimit në Ukrainë, Visit Ukraine tregon se deri më tani ka shitur 150 bileta – derisa ueb-faqja që ofron informacione për udhëtimin e sigurtë në Ukrainë, ka 1.5 milionë vizita në muaj – që janë rritur për 50 për qind në raport me periudhën para pushtimit.

  • foto galeri
  • foto galeri