MENU
klinika

Klubi në vështirësi

United nxirret në shitje për shifrën rekord

17.08.2022 - 17:05

Situata te Manchester United duket se vazhdon aspak e qetë, ku përveç pasigurisë që po shfaq skuadra, duket se e njëjta situatë po reflektohet dhe në kryesinë e klubit, me familjen Glazer që duket se ka nxjerrë në shitje klubin.

Disa media angleze në ditën e sotme kanë raportuar lajmin e bujshëm ku thuhet se ankesat e  vazhdueshme të tifozëve dhe mungesa e rezultateve kanë bërë kryesinë të nxjerrin në shitje klubin, duke kërkuar një shifër rekord prej 6 miliardë euro.

Nëse shitja me këto shifra finalizohet, do të jetë një rekord historik për Europën, pasi kurrë një klub nuk është shitur për një shifër të tillë, me United që vazhdon të prodhojë situata edhe jashtë fushës së lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN