23.08.2022 - 16:42
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 55-vjeçar ka vrarë veten më armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij ndërsa nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:00, në fshatin Dërmënas, Fier, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Z. G., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.