MENU
klinika

Pas rreth 24 orësh kërkime

Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman

11.08.2022 - 10:45

Pas rreth 24 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman.

Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Të gjitha dyshimet ishin se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.