MENU
klinika

Fjalët nga Argjentina

“Wanda Nara e tradhtoi Icardin me një futbollist të martuar”

09.08.2022 - 11:27

Mauro Icardi dhe Wanda Nara prej muajsh janë në qendër të mediave botërore. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e saj të menjëhershëm për të, një bombë e re vjen nga Argjentina.

Sipas mediave, në fakt, ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist: “Një burrë i martuar”. Dhe si kundërpërgjigje, çifti ka postuar foto të familjes në dukje të lumtur me pushime në Ibiza.

Fillimisht futbollisti u tha se kishte tradhtuar gruan e tij me modelen China Suarez dhe tani duket se showgirl ja ka kthyer me të njëjtën monedhë. Për këtë është i bindur Lucas Bertero, drejtuesi i programit “A la tarde” që në transmetimin e tij zbuloi:

“Wanda tashmë ka disa kohë që ngushëllon veten. Disa burime më tregojnë se ajo ka një flirt me një futbollist që është gjithashtu i martuar”. Por identiteti nuk u zbulua kurrë.

Nga ana e tij, Icardi nuk mund të mohojë më thashethemet që po bëhen çdo ditë e më këmbëngulëse për krizat dhe tradhtitë dhe në rrjetet sociale poston foto në të cilat puth Wandën dhe ku shfaqet duke buzëqeshur me vajzat e tij Isabella dhe Francesca me pushime në Ibiza dhe shkruan: “Feliz con mis chicas”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN