MENU
klinika

Zbulojnë një surprizë

Yll Limani ka një tjetër ‘mbiemër’ dhe Noizy sapo na e zbuloi!

04.08.2022 - 09:15

Noizy dhe Yll Limani janë bërë shumë miq e shihen thuajse kudo bashkë këto kohë, madje edhe nëpër koncerte.

Gjithashtu bashkëpunimi i tyre ka marrë miliona klikime në Youtube dhe është një ndër këngët më të dëgjuara kudo këtë verë.

Mirëpo, së fundmi Noizy ka publikuar një video në Instastory, ku shkruan se dhe pak ka ngelur e në skenën e “Alpha Show” do të ngjitet “Yll Rajku”.

“Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”- shkruan krahas videos Noizy, duke shkaktuar me siguri të qeshura te fansat e tij dhe Yllit.

Më herët, ata kanë publikuar dhe video të tjera “funny”.

Noizy e quajti Yllin në një video si “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili i tha se si e kuptoi kaq shpejt

Biseda:

Noizy: Nëse ka njeri më të besdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Yll Limani: Është e vërtetë por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.

Sot Noizy ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në bregun e Potamit në Himarë, ku humbi jetën në mënyrë tragjike nga një mjet lundrimi i dalë jashtë kontrollit, vajza 7 vjeçare lindur e rritur në Angli. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushimet verore, ku humbën edhe vajzën e tyre të vogël para syve.

Në një story të publikuar në faqen e tij, Noizy është shprehur me dhimbje të thellë për vajzën e cila humbi jetën, ku shprehet “Po ti ça faji pate o dritë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri"

Koncerti i Noizy-t, zbulohen artistët që do të performojnë

Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?