MENU
klinika

Ndan fotot

Yll Limani nuk po i shijon pushimet dhe kjo është arsyeja…

23.08.2022 - 12:18

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Ylli ka nisur pushimet, por mund të themi se nuk është duke i shijuar shumë. Këtë na e tregoi vetë artisti me anë të një postimi në Instastory, ku tregon motin e keq në bregdet ditën e sotme dhe dallgët e shumta, faktorë që ia kanë prishur edhe humorin Yllit, por  artisti po mundohet ti marrë gjërat me sportivitet me batutat e tij.

Ditën e djeshme Ylli është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Ditën e mërkurë ai ka humbur përgjithmonë maçokun e tij shumë të dashur, pasi fatkeqësisht atë e kanë sulmuar disa qen endacak. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe quan fajtor vetëm bashkinë e Prishtinës. Gjithashtu Ylli ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë para publikimit të këngës së re

Capital T të njëjtin fat si Ylli Limani, i vjedhin…

Kënga mori miliona klikime prej tij

Donaldi i drejtohet Ylli Limanit: “Je në borxh”

Këngëtari na zbulon përgjigjjen!

Bashkëpunim midis Emily-t dhe Ylli Limanit?


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?