MENU
klinika

Çfarë i ka ndodhur?

Yll Limani reagon i hidhëruar dhe i revoltuar

22.08.2022 - 11:23

Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë me fansat një lajm të trishtë. Ai bën me dije se ka humbur maçokun e tij, të cilin e adoptoi pak kohë më parë.

I hidhëruar dhe i revoltuar, Ylli tregon se maçokun ia kanë sulmuar tetë qenë endacakë. Gjithashtu, ai ka bërë edhe një reagim të ashpër për komunën e Prishtinës.

“Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, krejt çka përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjeve komunale që lundrojnë nëpër liqejt e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin prej qenve”, theksoi Ylli.

“Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj me besu që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë” , vijoi ai më tej.

Ylli Limani është një këngëtar shumë i dashur për publikun. Këtë verë, ai solli dy bashkëpunime mjaft të suksesshme që menjëherë u kthyen në hit dhe dëgjohen kudo nga të rinjtë dhe jo vetëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN