MENU
klinika

Po Ori?

Zbulohet moderatorja që do të prezantojë ‘Wake Up’

23.08.2022 - 12:20

Siç mund ta keni dëgjuar, sezoni i ardhshëm i “Wake Up” do të vijë në një format të ri nën drejtimin e Blendi Salajt, por moderatori nuk do të jetë vetëm! Sikurse vetë Blendi tha për Anabel “ai do të jetë i shoqëruar me më shumë se një person dhe se po krijohet një grup.”

Cilët janë ata?

Deri më tani, e konfirmuar zyrtarisht është Enxhi Nasufi! Këngëtarja, pranoi për Anabel se lajmi që do të jetë një nga moderatoret e “Wake Up” është i vërtetë.

Ndonëse në portale thuhej se Nasufi do të jetë në vend të Ori Nebijajt, nuk e dimë nëse do të jetë kështu pasi në formatin e ri, programi i mëngjesit do të vijë me më shumë se dy prezantues. Kjo s’është hera e parë që Enxhi eksperimenton në botën e televizionit si prezantuese pasi edhe më herët ka moderuar programin “Ora e Tiranës” në Top News si dhe së fundmi, “Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do të zëvendësojë dyshen

Ori Nebiaj dhe Isli Islami ikin nga “Wake Up”