MENU
klinika

Lufta

Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët!

13.08.2022 - 11:20

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendos kufizime lidhur me dhënien e vizave qytetarëve rusë, bdërsa ka falënderua Çekinë dhe vendet baltike që kanë ngritur zyrtarisht këtë çështje në BE.

“Pas gjithë asaj që kanë bërë pushtuesit në Ukrainë, Rusia mund të konsiderohet vetëm një shtet terrorist”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. Falënderoj Republikën Çeke, shtetet baltike dhe vendet e tjera që kanë sjellë zyrtarisht diskutimin në Evropë për çështjen e vizave”. Dhe ai i bëri thirrje BE-së të vendosë kufizime. Evropa nuk mund të jetë një supermarket”

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shprehet i shqetësuar për gjendjen e të burgosurve ukrainas në Ukrainën lindore e cila ndodhet nën pushtimin rus.

“Moska ka për detyrë të respektojë të burgosurit e luftës”, tha Blinken.

Moska thotë se marrëdhëniet me SHBA-në do të rrezikoheshin të prisheshin nëse Rusia cilësohej si sponsor i terrorizmit. Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme, Alexander Darchiyev, tha për TASS, duke iu referuar një nisme legjislative që po shqyrtohet nga Senati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

“Dorëzohet” Rusia, i kthen tri anijet Ukrainës

Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”