MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

A do dalin kandidatë të përbashkët nga PD-PL? Meta: Po!

27.09.2022 - 14:11

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të dalin me kandidatë të përbashkët me PD në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Kjo tha Meta, sepse opozita është e imponuar nga kushtet se “jemi në një shtet mafioz”.
Qëllimi tha Meta është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore.

Pyetje: Jeni pro daljes me një kandidat të përbashkët të opozitës në vendoret e 2023?

Ilir Meta: Në mënyrë të padiskutueshme. Për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, rivendosja e demokracisë vendore që është zeruar nga Rilindja, 100% të pushteteve Rilindja, në katër vite u kthyen në një bunker të vërtetë në raport me qytetarët. Zero transparencë dhe vetëm pasoja.

Shikoni pagat që janë për bashkinë. Për bashki kanë mbaruar mastera dhe kanë rrogat nga 200 e ca mije leke, se ata të ERE i kanë nga 4-5 milionë.

Se shtojnë vetëm vende pune për t’i mbajtur peng njerezit. I kanë kthyer bashkite në vende punësimi, por punësim për ti mbajtur njerëzit varur se ajo është lëmoshë jo pagë, kjo skemë është në gjithë Shqipërinë.

Bilanc katastrofik. Ka shumë më tepër të punësuar në pushtetin vendor nga Rilindja sot se sa ka pasur në 400 e ca bashki dhe Komuna.

Se është vetëm psikologjia e klientelizimit dhe marrjes peng me rroga absurde për efekte elektorale.

Sa i takon asaj me po, po, opozita duhet të dalë në gjithë Shqipërinë me kandidat të përbashkët.

Kjo është më e mira për situatën se jemi në kushtet e një shteti mafioz opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar.

Në kushte të tjera sa më shumë kandidatë do ishte më mirë, por nuk jemi në kushte demokratike, jemi në kushte që opozitës as nuk i lejohet të vonohet, as të mos bashkohet as të mos koordinohet.

Partia e Lirisë është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës, edhe për rezultatin e saj, por këshillat bashkiakë do kthehen në parlamente të fuqishme vendore shumë shpejt.