MENU
klinika

Ministri grek bisedë telefonike më Lajçak

A do ta njohë Greqia Kosovën?

29.09.2022 - 12:46

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin e BE Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ministri grek bën me dije se shkëmbeu pikëpamje me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet më të gjera në Ballkanin Perëndimor.

“Në një bisedë telefonike më herët kemi shkëmbyer pikëpamje me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë dhe për zhvillimet më të gjera në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Ndonëse pozicioni i Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës, “mbetet i pandryshuar”, Greqia e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në këtë kontekst, e mbështet edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja. mMë 15 prill, gjatë një takimi me Aliferin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Philips dhe Serwer: Me shumë gjasa...

A do e njohë Greqia Kosovën?

"Vetëm nëse arrihet marrëveshja me …"

Kur do ta njohë Kosovën?! Përgjigjet Madridi zyrtar

Çfarë roli po luan SHBA?

Pse Greqia mund ta njohë Kosovën?