MENU
klinika

Fotografia që bëri lëmsh rrjetin...

A do të jetë Beatrix, pjesë e “Dance With Me”?

13.09.2022 - 10:49

Beatrix Ramosaj është një këngëtare e njohur si dhe një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga Big Brother VIP. Gjithashtu edhe raporti i saj me Donald Veshajn u përfol shumë.

Mirëpo, së fundmi vëmendja është rikthyer sërish te Beatrix. Tashmë dyshimet janë të mëdha për pjesëmarrjen e saj në “Dance With Me”.

Arsyeja?

“News 31”, ka publikuar së fundmi një foto të Beatrix e cila shfaqet në shoqërinë e moderatores Alketa Vejsiu si dhe menaxherit Popi Kola.

Ata shihen të ulur në një lokal, teksa shfaqen duke folur e qeshur me njëri tjetrin.

Beatrix ka pranuar në një intervistë më herët, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulon kujt i shkroi gjatë atij momenti

Alban Ramosaj përjeton eksperiencën e frikshme në avion!

“Nuk bërtisja dhe nuk lëvizja dot”

Beatrix dhe eksperienca e saj e tmerrshme!